Magnus Jacobsson deputet i parlamentit suedez, përmes një postimi në facebook ka thënë se sot e ka dorëzuar kërkesën e tij për interpelancë, ku do të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave.
Thotë se është e rëndësishme që Kosovës t’i hiqen vizat, që qytetarët kosovarë të marrin të drejtat e njëjta që u takojnë si vendeve tjera në Ballkan.
“Paraqita sot kërkesën time për interpelancë. Në këtë çështje, do të kërkoj më shumë tregti me Kosovën dhe kërkoj që Kosova të marrë liberalizimin e vizave njëjtë sikur vendet tjera në Ballkan”, ka shkruar ai, transmeton koha.net.
Ai ka shtuar se Suedia duhet të veprojë në atë mënyrë që të gjitha vendet në Ballkan të marrin trajtimin e njëjtë në raport me BE-në.
Së fundmi në takimet e zyrtarëve institucionalë që kanë zhvilluar në Suedi, kanë sjellë lajme se Suedia e përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian dhe ka fokus liberalizimin e vizave.
Megjithatë, në Kosovë, liberalizimi i vizave ka mbetur një çështje e ngrirë. Sidomos, kjo po shihet edhe në fushatën parazgjedhore, ku kandidatët për deputetë e kryeministër, çështjen e liberalizimin nuk e përmendin.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...