OKB: Koalicioni i SHBA-ve mund të ketë kryer krime lufte në Siri

21:57 | 11 Shtator 2019
Arbresh.info

Komisioni hetimor i KB-ve për Sirinë lëshoi sot një raport prej 21 faqe duke thënë se aktet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, regjimi sirian dhe Rusia mund të jenë krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit, sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequra nga SHBA nuk morën, ose nuk arritën, të marrin masa të mjaftueshme për të dalluar civilët nga objektivat ushtarake.

“Fillimi i sulmeve pa dallim që rezultuan me vdekje ose dëmtim të civilëve është një krim lufte në rastet në të cilat sulme të tilla kryhen në mënyrë të pamatur”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetur nga SHBA., zhvilluan operacione në shkallë të gjerë në Siri, të cilat ” çuar në shkatërrimin gati të plotë të qyteteve dhe fshatrave”.

Turqia e shikon SDF-në si pjesë të YPG-së, që është dega siriane e grupit terrorist të PKK-së i cili ka vrarë mbi 40,000 persona përfshirë foshnje, fëmijë dhe gra në fushatën e tij terroriste dekada të tëra.

Regjimi sirian dhe Rusia po ashtu u dënuan për agresionin e tyre në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e kaluar për ta kthyer Idlibin në një zonë të deskalimit, në të cilin aktet e agresionit janë të ndaluara shprehimisht.

Regjimi sirian, megjithatë, ka shkelur vazhdimisht kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Këto palë, në raportin e KB-ve, akuzohen se shënjestruan objektet shëndetësore, shkollat, zonat e tregut dhe zonat bujqësore, të cilat mund të jenë “krime lufte”.

Civilët janë ata që mbajnë barrën e agresionit në Idlib nga regjimi dhe Rusia dhe miliona njerëz sot rrezikojnë të migrojnë në vendet e afërta, veçanërisht Turqinë, e cila aktualisht është shtëpia e mbi 3,6 milion refugjatëve sirianë.

Sipas KB-ve, më shumë se 1.000 civilë u vranë brenda dhe rreth zonës së deeskalimit në Idlib gjatë katër muajve të fundit, që do të thotë se agresioni i mëtutjeshëm në qytet mund të shkaktojë një tragjedi humanitare “më të rëndë se ajo në vitin 2015”, duke iu referuar fluksit masiv të refugjatëve sirianë në Turqi dhe Evropë.

Siria gjendet në një luftë shkatërruese civile që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Asadi shtypi protestat pro-demokratike me një egërsi të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, sipas shifrave të KB-ve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme