Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, ka thënë se në partinë e saj ka pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër dhe se asnjëherë nuk ka pasur mospajtime për kandidimin e saj.
Osmani tha se brenda LDK’së nuk ka mospajtime për kandidimin e saj.
‘’Unë kam pushtet më shumë se secili kandidat i partive tjera. Asnjë parti s’mund të ketë sukses pa bashkim. Unë kam ekip, kam ekip fitues dhe të shkëlqyeshëm. Ekipa të bën më të fortë se sa vendimet individuale. Në kokë vete. Tek ne askush nuk e ka ndi nevojën të largohet. Kandidimi im i ka bashkuar të gjithë në LDK’’, tha ajo në Tv Dukagjin.
Ajo tha se LDK’ja janë bashkuar rrënjësisht brenda këtyre muajve.
‘’Duke i bashku të gjithë. LDK’ja ka ndryshu rrënjësisht brenda këtyre muajve, Këtë duam ta përçojmë edhe në nivel qendror’’, shtoi Osmani.
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...