Google ADS

Sela: Të ruhet PSP-ja, por në krye të saj të ketë prokuror të BE-së

21:17 | 11 Shtator 2019
Arbresh.info

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për “TV21” deklaroi se Prokuroria Speciale Publike duhet të ruhet por në krye të saj të ketë prokuror nga Bashkimi Evropian.

Sela thekson se nuk ka nevojë në takime kryeministri të propozojë krijimin e ndonjë prokurorie të re që do të merret me ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.

“Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar amendamente sa të gjithë partitë tjera bashkë. Koncepti ynë është që të ruhet kjo Prokurori Speciale. Që në krye të kësaj prokurorie të vi një prokuror nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Sela.

Ai tha se Prokuroria e re do të duhet të merret edhe me krimin që ndodhur që nga pavarësia deri më sot dhe që do të ndodhë në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme