Hoti i quan joligjore vendimet e Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt

21:08 | 11 Shtator 2019
Arbresh.info

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të shpërfillin vendimet e Qeverisë Haradinaj, të periudhës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoti i quajti joligjore emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, duke veçuar Universitetin e Ferizajit.

Ai thotë se me ardhjen në qeveri të LDK-së këto vendime do të anulohen.

“Emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike (universiteteve, ndërmarrjeve publike, agjencive etj.) gjatë kësaj periudhe, kur qeveria është vetëm ‘kujdestare’ derisa të zgjedhet qeveria e re, janë jo ligjore dhe nuk do të përfillet nga qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja. Çdo vendim i tillë, siç ka ndodhur sot në Universitetin e Ferizajit, do të anulohet” ka shkruar Hoti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme