Ymer Ymeri nga Sindikata për Arsim ka thënë se rreth 90% të marrëveshjes që kishin nënshkruar me PAN-in është realizuar.
Ai gjithashtu tregoi se a kishin kërkuar nga anëtarësia që ta mbështesnin koalicionin në fjalë.
“Në marrëveshjen e kaluar i kemi vendosur pikat ku kemi kërkuar nga koalicioni, nëse i fiton zgjedhjet, që të përmbushen. Ne i kemi vendosur kushtet dhe e kemi njoftuar anëtarësinë, si dhe kemi këmbëngul në realizimin e tyre”.
“Nuk kemi sugjeruar ‘votojeni këtë ose mos e votoni’, vetëm e kemi publikuar marrëveshjen” .
Ymeri u shpreh optimist në rast të realizimit të ndonjë marrëveshje me ndonjë koalicion apo subjekt politik, që do të pritet mirë nga anëtarësia.
“Me këdo që bëjmë marrëveshje do t’i zbatojnë, përndryshe do t’i presin grevat edhe format tjera sindikale që janë të lejuara”.
“Ne PAN-in nuk e kemi detyruar me zor të nënshkruajë marrëveshje dhe kur disa pika të marrëveshjes nuk janë zbatuar janë përballur me greva”.
“Nëse e nënshkruajmë tani ndonjë marrëveshje, normalisht që kemi me i bo thirrje anëtarësisë për nënshkrim”.
Ymeri në Magazina Zgjedhore gjithashtu ka përmendur edhe disa sindikata botërore, nga të cilat tha se kanë marrë shembuj, kur kanë mbështetur kandidatë në gara politike për programet që kanë konsideruar se janë të mira për arsim.
Megjithatë ai tha se aktualisht nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.
“Momentalisht nuk kemi ndonjë marrëveshje, por jemi në konsultime. Do t’i vendosim disa pika dhe kërkesa duke u nisur nga fillimi i zbatimit të ligjeve të sigurimeve shëndetësor në gjashtëmujorin e parë, tek Ligji i Punës të merren parasysh kërkesat e Sindikatës së Arsimit, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive… . Do të thotë jemi në përgatitje”.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...