Atletico Madridi dërgon dy zyrtarë në Turqi për vëzhgimin e Vedat Muriqit

19:04 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Atletico Madridi është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për nënshkrimin me Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës është në formë të lartë dhe ka arritur të gjej portën në dy ndeshjet skuadrës kombëtare në shtator – atë kundër Republikës Çeke javën e kaluar dhe Anglisë mbrëmjen e së martës, shkruan portali arbresh.info.

25-vjeçari ka shënuar gjithashtu dy gola në Superligë të Turqisë brenda tri paraqitjeve te Fenerbahce pas transferimit këtë verë nga Rizespori.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga klubet si Tottenham Hotpsuri, Napoli e Fiorentina, por së fundmi edhe gjiganti madrilen ka shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit nga Prizreni.


Lexo edhe: Vlera e Vedat Muriqit arrinë në 65 milionë euro


Siç thuhet në një raport nga Transfer Web, Atletico Madridi ka nisur dy zyrtarë për në Turqi në mënyrë për të vëzhguar futbollistin kosovar gjatë ndeshjes së ardhshme të Fenerbahces.

Skautët e gjigantit në La Liga do të jenë të pranishëm në stadiumin “Bahcesehir Okullari Arena” të hënën e javës së ardhshme ku Fenerbahce është mysafirë i Alanyasporit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme