Irani ka deklaruar se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 meriton “çdo përpjekje” për të parandaluar rënien e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
“Republika Islamike e Iranit po ashtu beson se JCPOA (Plani i Përbashkët i Veprimit) është një arritje e rëndësishme ndërkombëtare që meriton çdo përpjekje për të parandaluar rënien e saj”, tha në një konferencë për media Kazem Gharib Abadi, ambasadori iranian i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Vjenë.
Abadi tha se mosmarrëveshjet e zgjatura mbi marrëveshjen do të paraqesin një dështim serioz për diplomacinë dhe multilateralizmin.
“Sjellja e dëmshme e SHBA-ve dhe terrorizmi ekonomik i ndjekur nga administrata aktuale amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit dhe disa vendeve të tjera duhet të ndalojë”, theksoi Abadi.
Javën e kaluar, Rouhani tha se Irani së shpejti do të ndërmarrë hapin e tretë në uljen e angazhimeve të tij ndaj marrëveshjes bërthamore në përgjigje të vendeve evropiane që nuk përmbushin angazhimet e tyre.
Marrëveshja bërthamore e Iranit, e njohur ndryshe si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në vitin 2015 midis Iranit dhe Rusisë, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, si dhe Gjermanisë.
Megjithatë, vitin e kaluar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe shtoi presionin ndaj Teheranit duke ri-imponuar sanksione që synonin sektorin e energjisë dhe bankave të vendit.
Irani tani insiston se Evropa duhet t’i sigurojë një mbështetje ekonomike shtesë nëse duan të shpëtojnë marrëveshjen, pasi SHBA u tërhoq në muajin maj të vitit 2018 dhe imponoi sanksione mbi Teheranin.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...