Google ADS

Pushimet luksoze të VIP-ave tanë këtë verë

15:52 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Në këto vende pushuan disa prej artistëve.

Edhe pse të angazhuar me punë ditët e nxehta të verës disa prej Vip-ave tanë  i kanë kaluar në vendet bregdetare. Pushimet e tyre mund të jenë pak të paqëndrueshme, sidomos të këngëtarëve të cilëve u duhet të udhëtojnë sa në një vend në tjetrin për shkak të koncerteve, por ata arrijnë ta menaxhojnë gjithmonë kohën në mënyrën më të mirë.

Pushimet e tyre janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për destinacionin që ata kanë zgjedhur, shkruan rtv21.tv

Ashtu sikur vitet e kaluara duket se edhe këtë vit disa prej artistëve kanë zgjedhur për të pushuar plazhet e Turqisë, Greqisë, por edhe ato të Shqipërisë, për dallim nga këngëtarja, e njohur Adelina Tahiri, e cila zgjodhi Islandën.

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, këtë vit solli projektin e saj të ri “Përgjithmonë” me të cilin u rikthye në skenë pas lindjes së djalit. Për Adelinën flitet shumë për jetën e saj private. Ditët me vapë këtë verë këngëtarja i kaloj në Islandë bashkë bashkëshortin dhe djalin, Jonin.

Ermal Fejzullahu

Pushimet këtë verë për këngëtarin e njohur, kosovar Ermal Fejzullahun ishin më ndryshe, pasi që çifti këtë vit janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël. Ata janë në pritje të fëmijës së katër. Çifti disa ditë pushim i kanë kaluar në Ikos Olivia të Greqisë.

Nora Istrefi

Nora Istrefi emër ky, i cili tash e disa javë është pjesë e pandashme e mediave roze për shkak të ndarjes me Robertin. Pushimet i kaloi në Turqi bashkë me vajzën dhe nënën e saj.

Tayna

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere me projekte e mbrëmje të shumta muzikore, ka gjetur pak kohë për pushime. Tayna disa ditë i kaloi  The Hamptons si destinacion për pushime. The Hamptons është vend turistik në New York.

Butrint Imeri

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri pas sukseseve që arriti me projektet e publikuar këtë verë “Hajt Hajt” dhe “Dream Girl”, ka gjetur pak kohë për pushime. Këngëtari 23 vjeçar, pushoj disa ditë në Santorini të Greqisë.

Tuna Tuna bashkë me djalin dhe Patrisin disa ditë të verës u freskuan në një nga vendet luksoze të Turqisë.

Edona Llalloshi

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi edhe këtë ishte prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, karshi kësaj, Edona ka gjetur kohë edhe për familje. Ajo me burrin dhe dy fëmijët kaluan disa ditë pushime në Turqi.

Miriam Cani

Edhe çifti  i njohur i estradës Miriam Cani dhe Alban Skënderaj zgjodhën Turqinë  për disa ditë pushimi me vajzën e tyre.

Gresa Behluli

Artistja shqiptare, pas angazhimeve të shumta në punë, vendosi që disa ditë të relaksohet në bregdetin shqiptar. Mirëpo këngëtarja nuk ka zbuluar se nga kush ishte e shoqëruar në këto pushime.

Përveç këtyre edhe artistë tjerë, të cilët ani pse ishin mjaft të angazhuar me punë, gjetën kohë për të qëndruar sa do pak larg punës, kështu duke kaluar kohë me më të dashurit e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme