“Sot 18 vjet pas ende kujtojmë me dhimbje atë ditë të rëndë për popullin amerikan. Kosova qysh në ditën e parë edhe tani vazhdon të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, që ende është prezent në botë”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, dukuritë negative, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi duhet të luftohen deri në çrrënjosje në mënyrë që ta bëjmë botën më të sigurtë për fëmijët tanë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sulmi i 11 shtatorit 2001 në SHBA përveç që ishte një akt qyqar ishte edhe një sulm ndaj demokracisë më të madhe në botë, shtetit mik të Kosovës.
Sot 18 vjet pas ende kujtojmë me dhimbje atë ditë të rëndë për popullin amerikan. Kosova qysh në ditën e parë edhe tani vazhdon të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, që ende është prezent në botë.
Dukuritë negative, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi duhet të luftohen deri në çrrënjosje në mënyrë që ta bëjmë botën më të sigurtë për fëmijët tanë. RrP
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...