Postimet më interesante dhe qesharake të shqiptarëve gjatë lojës me Anglinë

14:29 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info
Reagimet më interesante nga shqiptarët për lojën me Anglinë.Ndeshja dramatike e Kosovës me Anglinë në Southampton ka marrë padyshim vëmendjen më të madhe të fansave të futbollit gjatë mbrëmjes së 10 shtatorit, kur kanë luajtur edhe shumë ekipe tjera të mëdha dhe kanë deklasuar kundërshtarët e tyre me shumë gola.

Por, ishte loja Angli – Kosovë ajo që u komentua më së shumti në rrjetet sociale, duke bërë kështu që hashtagu i ndeshjes e po ashtu edhe emri i Kosovës të jenë në top 5 trendet e mbrëmshme në Twitter.

Komentet nga më të shumtat dhe më të mirat kanë ardhur edhe nga vetë anglezët, duke komplimentuar lojën dhe tifozët e Kosovës në pothuajse secilin postim.

Por, reagimet e shqiptarëve para, gjatë lojës dhe pas lojës kanë qenë ndër më interesantet, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht parashikimet për rezultatin pushtuan rrjetin, duke u pyetur e komentuar se cili ekip do ta pësojë humbjen e parë pas një kohe të gjatë.

Pas çdo goli të shënuar, e që në total u shënuan tetë nga të dy ekipet, statuset mbulonin rrjetet sociale.

Padyshim që goli në sekondat e para i Valon Berishës filloi ‘paradën’ e këtyre komenteve, duke reaguar në mënyrat më të ‘çmendura’ të mundshme.

Komenti pas golit të Berishës

Por, dy golat e shpejtë nga anglezët ndryshuan gjithçka!

E sidomos pas autogolit të Vojvodës…

Dhe dy golat e tjerë deri në përfundim të pjesës së parë na i shuan të gjitha shpresat…

Por, pjesa e dytë filloi dhe shpresat u rikthyen shumë shpejt, pasi djemtë hynë furrishëm në fushë dhe rikthyen entuziazmin, me gol dhe një penallti që e realizuan me sukses, duke e afruar rezultatin në 5:3.

E pas disa gabimeve në pjesën e parë, Aro Muriç i mbron penalltinë sulmuesit të Totenham, Harry Kane dhe bën disa ndërhyrje fantastike.

Deri në fund, emocionet kanë bërë që njerëzit të shprehen se ‘kanë nevojë për ndërhyrje nga mjekët’ dhe se i duket se do të përjetojnë sulme në zemër.

Dhe në fund, kjo ‘perlë’ nga Lutfi Haziri. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme