Elseid Hysaj shënoi golin e tij të parë me Kombëtaren e Shqipërisë, falë një aksioni mjaft të bukur, ndërsa në përfundim të ndeshjes nuk i fshehu emocionet si për topin e çuar në rrjetë, ashtu edhe për fitoren e kuqezinjve.
“Ne luajtëm krejt ndryshe në krahasim me ndeshjen ndaj Francës dhe ishim të bindur që kemi potencial për të luajtur ndaj Islandës dhe për të fituar, ashtu si edhe bëmë. Ky ishte kundërshtari ynë”, është shprehur mbrojtësi i krahut për SuperSport.
Lidhur me kërkimin për zëvendësim, ka thënë: “Po (vet e kërkova), sepse kisha një dëmtim në pulpë dhe nuk po arrija të jepja më të mirën time, ndaj nuk doja të penalizoj skuadrën”.
“Akoma nuk po e besoj që kam shënuar dhe isha shumë i gëzuar në ato momente. Jam i lumtur për golin, por edhe mbi të gjitha për fitoren”, ka shtuar ai.
Shqipëria fitoi me rezultat 4-2 dhe ka arkëtuar nëntë pikë, gjashtë më pak se dy liderët, Turqia deh Franca.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët