Google ADS

Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj bëjnë veprimet e papritura me ish-partnerët

23:42 | 10 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Ceremonia e martesës mes këngëtares Jennifer Lopez dhe sportistit Alex Rodriguez nuk duket dhe aq larg.

I ftuar në një program televiziv Rodriguez pohoi se në dasmën e tyre do të marrin pjesë dhe ish-partnerët e mëparshëm.

‘Ish partnerët do të ftohen në dasmë, aq më shumë të jenë aq më mirë,”-u shpreh Rodriguez.

Ndër të tjera ai tregoi se vallëzimi i parë mes tij dhe J.Lo për hapjen e dasmës nuk do të vi i menduar më parë me një koreografi.

Ndërkohë sa i përket detajeve të tjera për organizimin e ceremonisë sportisti tha:

“Nëse jeni duke organizuar një dasmë dhe partnerja juaj është Jennifer Lopez, atëherë maksimumi që mund të bëni është të pohoni me kokë gjithçka që ajo thotë. Unë nuk e di ku do të bëhet ceremonia, nuk e di çfarë do të vesh, nuk e di se kur është, di vetëm do të jem i pranishëm,”-tha Alex duke nënkuptuar që Jennifer po kujdeset për çdo detaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme