Vendi ka nevojë të ngushtë për rotacion. Kështu mendon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili kërkon mbështetje për opozitën dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Ai shkruan në “Facebook” se ‘në këto kushte, le të vijë Basha’ ‘por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999’.
POSTIMI I MANJANIT
Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nevojë të ngutshme për rotacion.
Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë.
Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?”
Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.
Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë, por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet.
Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm. Por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.
Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999.
P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin…/balkanweb/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...