Anglia i ka dhënë fund rekordit prej 15 ndeshjeve të pamposhtura Kosovës.
“Tre Luanët” kanë regjistruar fitore në ndeshjen si nikoqir në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër “Dardanëve” në stadiumin St. Mary’s, shkruan portali arbresh.info.
Pas një fillimi ëndrrash duke shënuar për 0 me 1 me anë të Valon Berishës, kombëtarja jonë përjetoi ankth në minutat në vazhdim duke pësuar brenda 45 minutave lojë pesë gola.
Raheem Sterling barazoi rezultatin (8′), Harry Kane dërgoi në avantazh (9′) anglezët, ndërsa i treti ishte autogol nga Mërgim Vojvoda (38′). Në sekondat e fundit, skuadra nën udhëheqjen e Bernard Challandes pësoi dy gola të njëpasnjëshme nga super talenti Jadon Sancho (44′, 46′).
Sidoqoftë, Kosova arriti të befasojë sërish nikoqirët në pjesën e dytë duke shënuar dy gola gjatë pjesës së dytë.
Valon Berisha shënoi për 5 me 2 në minutën e 49′, ndërsa Vedat Muriqi realizoi golin tjetër për 5 me 3 nga pika e bardhë në minutën e 55′.
Anglia kishte shans për të realizuar edhe golin e gjashtë të tyre, por portieri Aro Muric mohoi goditjen nga pika e bardhë të Harry Kanes.
Anglia tani ka 12 pikë në krye të tabelës në Grupin A e ndjekur nga Republika e Çekisë me nëntë pikë dhe Kosova në vendin e tretë me një pikë më pak./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...