Islanda i përgjigjet menjëherë Shqipërisë në pjesën e dytë

21:55 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Islanda ka barazuar gjithçka me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes kundër Shqipërisë.

Mysafirët në “Elbasan Arena” kanë shënuar për 1 me 1 pas vetëm dy minutave lojë në pjesën e dytë të ndeshjes në kuadër të Grupit H të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Gylfi Sigurdsson ishte autor i golit të barazimit pas asistimit nga Runar Mar Sigurjonsson.

Kombëtarja shqiptare kishte shënuar golin e epërsisë në minutën e 32′ me anë të mbrojtësit Kastriot Dërmaku.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme