Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka interesim të jashtë jashtëzakonshëm nga qytetarët që të bëhen pjesë e vizionit të partisë që ai udhëheq.
Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook ka njoftuar se mbi 250 anëtarë të PDK-së i janë bashkuar sot AAK-së.
“Në Greme të Ferizajit, i nderuar t’iu uroja mirëseardhje në familjen tonë të madhe, mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se askush nuk mundet më shpejt t’i sjellë vendit zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, pos atyre që ishin në detyrë kur është dashur të ndalej lodhja dhe dorëzimi.
Postimi i plotë:
Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve që të bëhen pjesë e vizionit të Aleancës, si konfirmim i fuqishëm i vendimeve tona të mëdha. Në Greme të Ferizajit, i nderuar t’iu uroja mirëseardhje në familjen tonë të madhe, mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Askush nuk mundet më shpejt t’i sjellë vendit zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, pos atyre që ishin në detyrë kur është dashur të ndalej lodhja dhe dorëzimi. Së bashku për jetësimin e konceptit 100% shtet, si vazhdimësi dhe zotim. RH
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...