Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi, i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të deklarojë “urgjencë shëndetësore” në rajonin Xhamu dhe Kashmir të administruar nga India, i cili është duke u përballur me një ndërprerje të komunikimit që nga 5 gushti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë zyrtare citoi ministrin Qureshi i cili i ka thënë drejtorit të përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, se njerëzit në Kashmir janë përballur me një “orë policore mizore”, pasi muajin e kaluar qeveria indiane revokoi statusin e veçantë të rajonit me shumicë myslimane.
Sipas deklaratës së misionit të përhershëm të Pakistanit në OKB, Qureshi po ashtu i bëri thirrje Tedros të luante rolin e tij në ofrimin e shërbimeve themelore shëndetësore për 15 milionë njerëzit në Kashmir.
“Ministri i Punëve të Jashtme po ashtu theksoi nevojën për të shpallur urgjencën shëndetësore në IOJK (Xhamu dhe Kashmiri i okupuar nga India)”, tha deklarata pas një takimi në margjinat e seancës së rregullt të 42-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Që nga 5 gushti Xhamu dhe Kashmir ka qenë nën një bllokim pothuajse të plotë, pasi India hoqi statusin e veçantë ndërsa qeveria bllokoi qasjen në komunikim dhe vendosi kufizime për të penguar çdo protestë në rajon.
Disa grupe të të drejtave, përfshirë ato ndërkombëtare Human Right Watch dhe Amnesty International, në mënyrë të përsëritur i kanë bërë thirrje Indisë të heqë kufizimet dhe të lirojë të ndaluarit politikë.
Megjithatë, autoritetet indiane pretendojnë se kufizimet e gjatë ditës janë hequr në 90 për qind të rajonit.
Nga viti 1954 deri më 5 gusht të vitit 2019, Xhamu dhe Kashmir gëzoi një status të veçantë sipas kushtetutës indiane, gjë që i lejonte rajonit të ndalojë të huajt të vendoseshin apo të zotërojnë tokë në territor.
India dhe Pakistani e administrojnë Kashmirin në pjesë, por e pretendojnë atë të plotë. Kina po ashtu kontrollon një pjesë të rajonit të kontestuar, por India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...