Google ADS

31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës në Qerbala

19:40 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Të paktën 31 njerëz humbën jetën dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Ky bilanc u bë i ditur nga ministria e Shëndetësisë në Irak, ndërkohë që numri i personave të vdekur mund të rritet sërish pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur por një zyrtar u shpreh për Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes me shumë rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme