Google ADS

Osmani në Klinë: Besimin qytetar, LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësim të shtetit

18:44 | 10 Shtator 2019
Arbresh.info

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në vizitën në Komunën e Klinës u shpreh e lumtur për bashkëveprimin mes demokracisë qytetare, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe kristiandemokracisë, të përfaqësuar nga PSHDK-ja.

“Jemi të lumtur që po e jetësojmë koalicionin e vlerave evropiane. Demokristianët janë rikthyer natyrshëm në LDK – adresën e vetme të besimit të qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

“LDK-ja synon që këtë besim qytetar ta kthejë në besim për jetësim të shtetit tonë”, ka thënë Osmani, në vizitën që e bëri në Komunën e Klinës.

Për këtë, sipas Osmani, duhet guxim intelektual, të cilin LDK-ja e ka dëshmuar në çastet më të vështira.

“Në momentet më vendimtare ne e kemi pasur guximin që të përballemi me sfida dhe i kemi fituar ato”, tha Osmani.

Osmani nënvizoi se Klina në momentet më vendimtare, në vitet e mobilizimit të madh të viteve ’90, ka ditur të rreshtohet pas Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Sot, si në vitet ’90, na duhet rimobilizim nacional për ta rimëkëmbur shtetin e Kosovës”, theksoi në fund Osmani.

“Pas 20 vjetësh zvarritjeje e keqpërdorimesh, ka ardhur koha që me guxim intelektual e besim në bashkëveprimin me qytetarët, republikën t’ua kthejmë qytetarëve, atyre që nuk rreshtën së besuari në projektin tonë”, u shpreh në fund të këtij takimi Osmani./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme