Google ADS

Prishtinë, plagoset një person, i dyshuari dorëzohet në polici

18:09 | 10 Shtator 2019
Arbresh.info

Një plagosje ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij.

Policia poashtu njofton se pas thirrjes nga ana e policisë i dyshuari është dorëzuar në polici dhe ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka shtënë.

“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë. Rasti është iniciuar si tentim vrasje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit dhe është konfiskuar arma”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme