Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Strellc i epërm në Deçan ka hasur në një person i cili ka qenë duke transportuar me një traktor me rimorkio ilegalisht një sasi drunore të prerë ilegalisht.
Përmes një komunikate për media policia poshtu njofton se masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj janë sekuestruar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Me datën 09.09.2019 gjate detyrave policore dhe ne zbatim te planit operativ ,,Parandalimi i prerjes ilegale te pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i epërm- Deçan , policia kane hasur ne të dyshuarin: F.H. i lindur me 2000 m/k/sh, i cili me një traktor me rimorkio ka qene duke e transportuar ilegalisht një sasi drunore te prerë ilegalisht në parkun nacional.
Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet ligjore të koordinuar me zyrtar të DAPK-ut ne Deçan dhe prokurorin kompetent.
Me vendim te prokurorit, masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...