Kosova do të përballet sonte (e martë) me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, por në vend që ndeshja të luhet në stadiumin Wembley, ata do të shfrytëzojnë stadiumin St Mary’s të Southamptonit.
Kjo është pjesë e një vendimi nga Federata e Futbollit të Anglisë që të dërgojë kombëtaren e tyre në një turne në vend në mënyrë për t’i lejuar komuniteteve të tjera të shikojnë skuadrën e tyre kombëtare edhe në një vend tjetër larg nga veriu i Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Kjo iniciativë ka bërë gjithashtu që “Tre Luanët” të luajnë kundër Costa Ricas në një miqësore në Elland Road para Kampionatit Botëror vitin e kaluar dhe më pas kanë shkuar edhe në stadiumin e Leicesterit pas turneut për tu përballur me Zvicrën.
Të dy ndeshjet janë fituar nga Anglia duke pësuar vetëm një gol, pra plani i tyre sa i përket rezultateve është duke funksionuar.
Sidoqoftë, “Dardanët” janë optimist dhe shpresojnë ende në mrekulli ose të paktën për t’i shkaktuar problemeve “Tre Luanëve”.
Anglia nuk ka luajtur në Southampton që nga viti 2002 kur ata barazuan 2 me 2 kundër Maqedonisë në kualifikimet për Euro 2004./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...