Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 10 shtator 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 83/18; 2. KI 21/18; 3. KI 91/18; 4. KI 118/18; 5. KI 141/18; 6. KI 10/19; 7. KI 49/19 dhe 8. KI 94/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 83/18
Parashtrues: Ivica Millosheviç
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-17-0402], të datës 22 shkurt 2018, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me të cilin, parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës dhe në rregullat 39 (2) dhe 57 (5) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
2. Aktvendim
Lënda: KI 21/18
Parashtrues: Jakup Siqani
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [CN. nr. 10/2017], të datës 13 nëntor 2017 dhe të aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 1298/2016], të datës 21 gusht 2017, në lidhje me aktvendimin [C. nr. 644/2014], të datës 11 janar 2016, të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto vendime janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 3 [Barazia para ligjit], 7 [Vlerat], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [Mbrojtja e pronës] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Kosovës dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
3. Aktvendim
Lënda: KI 91/18
Parashtrues: Njazi Gashi dhe 3 të tjerë
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. UZV. nr.1/2018], të datës 25 janar 2018, i cili, sipas pretendimeve të parashtruesve, ka shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] dhe 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
4. Aktvendim
Lënda: KI 118/18
Parashtrues: Eco Construction sh.p.k
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 5706/17], të datës 15 mars 2018, në lidhje me Urdhrin [P.nr.698/16], të datës 11 dhjetor 2017, të Përmbaruesit Privat, me të cilin, parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
5. Aktvendim
Lënda: KI 141/18
Parashtrues: Budimir Ristić
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme [AC-1-12-0112-A0001], të datës 26 prill 2018, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 24 [Barazia para ligjit] paragrafët 1 dhe 2 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e pronës] dhe nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës dhe të rregullit 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
6. Aktvendim
Lënda: KI 10/19
Parashtrues: Besarta Maloku
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Rev.nr.326/18], të datës 9 nëntor 2018, me të cilin, parashtruesja e kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të saj të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor], të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
7. Aktvendim
Lënda: KI 49/19
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 16/2019], të datës 7 shkurt 2019, në lidhje me aktgjykimin [Ac.nr. 3565/15], të datës 29 tetor 2018, të Gjykatës së Apelit dhe aktgjykimin [C.nr. 224/2014], të datës 19 maj 2015, të degës në Lipjan të Gjykatës Themelore Prishtinë. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë vendim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe me nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
8. Aktvendim
Lënda: KI 94/19
Parashtrues: Sadik Abazi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 39/2019], të datës 7 mars 2019, dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PN. nr. 817/16], të datës 30 nëntor 2016, me të cilat, parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 3 [Barazia para ligjit], 7 [Vlerat], 16 [Epërsia e Kushtetutës], 21 [Parimet e përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike], 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(c) dhe (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave