Këngëtari nga Shqipëria është gati për dy ndeshjet e sotme të kombëtareve shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së sotme, në të njëjtën orë, Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë do të luajnë ndeshjet e tyre të radhës për kualifikimet për Euro 2020.
Kosova përballet me Anglinë në Britani ndërsa Shqipëria pre Islandën në ‘Elbasan Arena’, në ndeshjet që fillojnë nga ora 20:45,
Me këtë rast, këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka bërë një postim me të cilin i thotë shqiptarëve që të përkrahim të dy kombëtaret.
“E di që në zemër do qëndronte më mirë një kombëtare e bashkuar për të gjithë shqiptarët por në pa mundësi kemi fatin të mbështesim dy skuadra“, fillon shkrimin Albani, duke vazhduar të cekë më tutje të gjithë të mirat që kemi që i kemi dy kombëtare.
Ai ka ftuar shqiptarët që të shikojmë aspektet pozitive , duke i uruar më pas suksese të dy kombëtareve.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...