Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një marrëveshja për të mbështetur financiarisht komunën e Suharekës për ndërtimin e infrastrukturës së Zonës Agro-industriale në këtë komunë.
Marrëveshja u nënshkrua në mes të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.
Ministrja Bajrami, me këtë rast, ritheksoi prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë të cilën e drejton, për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, duke përmirësuar klimën e biznesit.
Në këtë kuadër, ajo bëri të ditur se do të ketë përkrahje të vazhdueshme për komunat me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës që do të inkurajoj më shumë investime të huaja në Kosovë.
Ajo tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti ka nënshkruar marrëveshje me tri komuna për bashkëfinancim të projekteve për zhvillim ekonomik dhe planifikohet që mbështetje të tilla të bëhen edhe në vitet në vijim.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, theksoi se kjo marrëveshj e do të mundësojë infrastrukturë bazike të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat në komunën e Suharekës.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo e fundit është pajtuar për bashkëfinancim të projektit në fjalë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes infrastrukturore për ushtrimin e veprimtarive biznesore, e cila do të financoj këtë projekt me 110,000.00 euro për rregullim të një pjesë të infrastrukturës së Zonës Ekonomike.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...