Veseli: Do t’u krijojmë më shumë mundësi dhe hapësirë të rinjve

15:37 | 10 Shtator 2019
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se Jona Hoxhaj i është bashkuar këtij subjekti politik.

Veseli ka thënë se PDK-ja do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do t’u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve për ta ndërtuar të ardhmen e tyre.

Postimi i plotë:

Jona Hoxhaj është një e re premtuese, e shkolluar mirë, e cila prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, pastaj në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë disavjeçare si menaxhere në sektorin privat.

Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.

Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!

Bëhu edhe ti anëtar i PDK-së:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme