Vanesa Doçi debuton në skenën muzikore turke me “Çok Kötüymüşsün”

15:28 | 10 Shtator 2019
L G

Motra e këngëtares Aida Doçi, Vanesa, tashmë ka bërë debutimin në skenën muzikore turke.

Ajo ka publikuar projektin e parë me videoklip në gjuhën turke të titulluar, “Çok Kötüymüşsün”.

Tekstin dhe muzikën e ka shkruar Hüseyin Kağıt, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Emre Kıral.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të ‘netd müzik’ dhe prapa gjithë kësaj qëndron labeli “Dark’n Dark Music”, nga i cili grup bukuroshja jonë menaxhohet.

Ndërkaq, para pak ditëve edhe mediat turke raportuan për debutimin e artistes Doçi në skenën muzikore të Turqisë.

E njëjta arriti famë të madhe para tri viteve, atë kohë kur edhe këndoi projektin e parë në gjuhën turke, këngën e Ibrahim Tatlises “Aramam”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme