Drejtori i AAC-së, z.Eset Berisha po merr pjesë në konferencën e shtatë të bashkëpunimit ndërkombëtarë të organizuar nga Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Në këtë konferencë të organizuar nga EASA marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të aviacionit dhe ekspert të fushave të ndryshme të aviacionit nga shtetet e ndryshme të të gjitha kontinenteve.
“Me këtë rast drejtori Berisha takoi drejtorin ekzekutiv të EASA z. Patrick Ky, të cilin e njoftoi për zhvillimet pozitive të aviacionit civil në vendin tonë dhe për hapat e ndërmarrë për normalizimin e hapësirës ajrore. Drejtori i EASA z. Ky, vlerësoi sigurinë e aviacionit civil dhe theksoi gatishmërinë për përkrahje të institucioneve aeronautike të vendit tonë”, thuhet nw njoftim./Arbresh.info
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...