Google ADS

Limaj: Urgjentisht duhet rishkruar organizimi i agjencive dhe bordeve

14:16 | 10 Shtator 2019
V. S.

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat i konsideron se  janë ngarkesë për buxhetin.

“Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit”.

“Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme