Një ndër misteret e merkatos së verës së kaluar ishte moskalimi i Nabil Fekirit te Liverpooli. Sulmuesi i Lyon-it kishte gjetur marrëveshjen paraprake me “Redsat” madje ishin bërë dhe vizitat mjekësore. Në fund, gjithçka u ndal dhe u tha se ai nuk iu bashkua anglezëve për shkak të një dëmtimi në gju.
Francezi mbetet i zhgënjyer nga kjo gjë, pavarësisht se ka nisur karrierën e tij në kampionatin spanjoll me ekipin e Real Betisit. 26-vjeçari ka folur për herë të parë në lidhje me bllokimin e transferimit dhe ka sulmuar ekipin anglez.
“Shumë gënjeshtra janë thënë që më kanë prekur. Sidomos ato që u thanë për familjen time dhe kur e di se gjithçka ishte false. Nuk është e vërtetë puna e gjurit. Është dhe ishte shumë mirë, bëra me shpejtësi vizitat mjekësore në qendrën stërvitore të Francës, gjuri im nuk ishte as i ënjtur. Nëse gjuri im do të ishte aq keq, pse Lyoni do të më bënte një ofertë të majme për të më mbajtur?
“Doni të dini të vërtetën? As unë nuk e di. Bëra vizitat e mia mjekësore dhe më pas Liverpooli vendosi të mos firmoste me mua. Në një pikë ata donin të besoja se ishte prej gjurit, por donin të gjenin një justifikim”, – tha Fekir. /Telesport/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...