Ka kaluar thuajse një vit që nga publikimi i rap – baladës “Doruntina” të Taynës, projekt ky më ndryshe dhe shumë i veçantë i saj.
Dhe Doruntina Shala po mendon sërish të sjell një projekt të tillë, pasi edhe u mirëprit nga publiku dhe fansat e shumtë.
Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, zeshkania tregon se është koha për të publikuar edhe një të këtij lloji.
“E dini për çfarë është koha”, ka shkruar krahas postimit reperja nga Prizreni, që lë të kuptohet se së shpejti vjen me këngë të re.
Tayna edhe këtë vit publikoi projekte të llojllojshme e mbajti koncerte në mbarë trojet shqiptare. Ajo së fundmi do të mbajë edhe disa koncerte në Amerikë, derisa po shijon suksesin e këngës “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet