As Luis Suarez dhe Lionel Messi nuk ishin të pranishëm në stërvitjet e mbrëmshme me skuadrën e Barcelonës.
Dyshja e katalunasve po vazhdojnë të stërviten ndaras bashkëlojtarëve gjersa ka gjasa që të paraqiten në takimin e radhës në La Liga.
Blaugranat vazhdojnë të sigurojnë se rimëkëmbja e sulmuesit uruguaian është në rrugë shumë të mirë dhe pritet që të mërkurën më së voni të bashkohet në stërvitjet me grupin. Duhet kujtuar se Suarez ishte diagnostikuar me një çarje në soleusin në këmbën e djathtë.
Ndërkohë, Messi ka lënduar këmbën e djathtë në ditën e parë të stërvitjes me ekipin pas pushimeve dhe që nga atëherë mezi ka përfunduar tre stërvitje me grupin. Kur dukej se ishte i gatshëm të luajë kundër Real Betisit, lojtari pësoi një lëndim të lehtë.
Argjentinasi pritet që të ketë në dispozicion disa minuta kundër Valencisë gjersa më shumë kohë në dispozicion do të ketë më 17 shtator kundër Borussia në Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, Barcelona nuk e ka startuar mirë kampionatin, ku zë pozitën e tetë me vetëm katër pikë. /Telegrafi/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër