Haziri i përgjigjet PDK’së dhe AAK’së: Vjosa nuk ka asnjë shef.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing Zgjedhor në Televizionin 7, ka thënë se kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk ka asnjë shef dhe se e konsideron më të përgatiturën nga të gjithë të nominuarit e partive për pozitën e kryeministrit.
Në Pressing, sot Blerim Latifi i PDK’së dhe Ardian Gjini i AAK’së thanë se Osmani do të dirigjohet nga ‘tre shefa’ dhe nuk do të jetë kryeministre e vërtetë.
Haziri thotë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë se dhe se në LDK’së nuk vendos individi.
“Kjo është spekulative. Nuk do ta ketë asnjë shef. Ne punojmë si ekip”, tha Haziri.
“Zonja Vjosa Osmani nuk e ka asnjë hendikep. E ka privilegjin me punu me këtë ekip. LDK’ja i takon një anëtarësie, jo një individi”, ka shtuar nënkryetari i LDK’së.
Ndërkaq ai beson se Osmani është më e përgatitura nga të gjithë kandidatët për kryeministër.
“Vjosa Osmani është më e përgaditura si lidere. I keni burrat e fortë në tjetrën anë. Kush është më i përgatitur se Vjosa?”, thotë Osmani.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...