Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se një specie e re balene është identifikuar si ‘balena e sqepit e Black Baird’. Zbulimi është bërë pas kryerjes së ADN-së.
Specie e reja të balenave janë vërjetur shpesh në Oqeanin Paqësor, por asnjëherë më parë nuk janë njohur zyrtarisht, transmeton portali arbresh.info
Por zbulimi është bërë pasi disa kufoma të balenave janë shfaqur në brigjet e Hokkaido, ishullit verior të Japonisë, ndërsa të tjerët u kapën nga anijet e peshkimit.
Studiuesit ishin në gjendje të kryenin testimin e ADN-së mbi mbetjet e gjashtë balenave me sqep të rreptë që u gjetën në brigjet e detit Okhotsk. Madhësia maksimale e trupit e regjistruar mes specieve të zeza deri më tani është 6.9 metra, krahasuar me 10 metra në mesin e kushërinjve të tyre më të njohur.
Të gjitha llojet e balenave të sqepit janë të vështira për t’u dokumentuar pasi preferojnë ujërat e thella të oqeanit dhe kanë një kapacitet të gjatë zhytjeje.
Profesori Takashi Matsuishi nga Universiteti Hokkaido, që drejtoi ekipin studimor, ka thënë se “ende nuk dimë shumë rreth kësaj specie”.
“Ende nuk e dimë se si duken femrat e rritura dhe ende ka shumë pyetje në lidhje me shpërndarjen e këtyre specieve”, tha ai./arbresh.info/
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...