Google ADS

Bersant Celina zbulon të dashurën

19:55 | 9 Shtator 2019
Arbresh Info

Një prej futbollistëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës feston përvjetorin e 23-të të lindjes.

Bëhet fjalë për Bersant Celinën, i cili tashmë gjendet në Britani të Madhe me lojtarët e tjerë të “dardanëve”.

Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të së dashurës.

“Katër vite së bashku me vajzën time speciale” ka shkruar Celina në rrjetet sociale.

Ndryshe, Celina pritet të jetë titullar nesër ndaj Anglisë, në takimin që fillon gjatë mbrëmjes së nesrëme nga ora 20:45.

Për 23 vjeçarin shumë nga lojtarët kundërshtar do të jenë miq të tij, pasi që më parë ka luajtur te Manchester City. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme