Kryetari i parlamentit të Britanisë John Bercow, në një fjalim emocionues para deputetëve, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga posti në rast të zgjedhjeve të parakohshme ose më 31 tetor.
Bercow para deputetëve tha se 10 vjetët e tensionuara po afroheshin dhe se ka qenë nder i madh dhe privilegj që ka shërbyer në këtë post për një dekadë.
Në rast se nuk ka zgjedhje të parakohshme, ai ka thënë se 31 tetori do të jetë dita e tij e fundit në postin e kryetarit.
Gjatë javëve të fundit ai është kritikuar nga përkrahësit e Brexitit se po ua mundëson deputetëve që të kundërshtojnë largimin nga BE-ja pa marrëveshje.
E qëkur e mori drejtimin e parlamentit në vitin 2009, Bercow është kritikuar që nuk ka punuar shumë rreth akuzave për ngacmime në Parlament.
Sipas traditës, kryetari i ri vendoset mes dy partive kryesore. Nëse kjo traditë vazhdon edhe kësaj here, kryetari i radhës do të jetë deputet nga partia laburiste. Kandidimin për postin e kryetarit tashmë e kanë paralajmëruar laburisti Chris Bryant dhe konservatorja Eleanor Laing.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?