Google ADS

Rusia akuzon Facebook dhe Google për ndërhyrje në zgjedhje

19:44 | 9 Shtator 2019
Arbresh.info

Në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Rusi, mund të kenë ndërhyrë rrjeti social Facebook dhe gjiganti i kërkimit Google.

Sipas akuzave të këtij shteti, të dy platformat kanë ofruar reklama të partive politike, si në ditën e zgjedhjeve ashtu edhe një ditë më herët, kur ishte heshtje parazgjedhore, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e Facebook dhe Google, kanë bërë që të ndërhyhet në zgjedhje në mënyre jo të drejtpërdrejt, por që është një ndërhyrje në punët e brendshme të Federatës Ruse” thuhet një një raport zyrtar.

Me ligje në fuqi, nuk lejohet shpërndarja e materialeve për reklamime politike, një ditë më herët dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Rusi.

Google ka reaguar, duke thënë se nuk kontrollon kohën e shpërndarjes së reklamave, derisa ka bërë të ditur se nuk ka lejuar asnjë material që nuk kishte përmbajtje të duhur.

Në anën tjetër, Facebook ka bërë të ditur se lejoi të qarkullonin vetëm postime që kanë të bëjnë me parti serioze dhe jo propagandë nga parti që nuk ekzistojnë.

Kjo vjen pas kontrolleve që ka bërë Facebook, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të vitit 2016, kur u akuzua për shumë ndërhyrje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme