Në mungesë të Rashicës dhe Zenelit, në sulmin e Kosovës shkëlqeu të shtunën mbrëma Vedat Muriqi.
Sulmuesi 25-vjeçar ishte i frikshëm, shënoi golin e barazimit dhe kontribuoi në lojën e “Dardanëve” për ta mposhtur 2-1 Çekinë dhe për t’i rrëmbyer pikët e plota shumë të rëndësishme në rrugën drejt “Euro 2020”.
Në mungesë të lojtarëve si; Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, e gjithë barra për të udhëhequr skuadrën ishte mbi Muriqin dhe ia doli për mrekulli.
Ai u lavdërua edhe nga trajneri i Çekisë, që pas ndeshjes tha “Nuk dinim si ta ndalnim Muriqin”.
Paraqitja pozitive në këtë ndeshje, por edhe në start të Superligës së Turqisë, ku ka shënuar dy gola në tri paraqitje, sipas mediave angleze – ka bërë që 25-vjeçari të kërkohet nga Tottenham, Lazio, Fiorentina dhe Napoli.
Që të gjitha skuadrat janë duke e monitoruar shqiptarin dhe nëse vazhdon me këtë formë, nuk përjashtohet mundësia që pas vetëm një sezoni të largohet nga Fenerbahce. /Express/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...