Vazhdojnë paraqitjet e dobëta të kombëtares U-21 të Shqipërisë në eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2021.
Shpresat kuqezi kanë larë duart me kualifikimin që në fakt ishte thjeshtë një ëndërr dhe objektivi i vetëm në këto momente në grupin 3 është të mbajnë pas Andorrën dhe të luftojnë me Turqinë për vendin e 4-t, pasi Austria, Kosova dhe Anglia po ecin me një tjetër hap dhe janë shumë se më lart se Shqipëria U-21.
Shpresat në ndeshjen e 4-t në grup u turpëruan nga Austria brenda në Durrës pasi u mposhtën në Niko Dovana me rezultatin 0-4.
Gabimet amatoreske individuale në mbrojtje detyruan kapitenin Gentjan Selmani të nxirrte 4-herë topin nga rrjeta në një ndeshje të cilët kuqezinjtë e nisën tmerrisht keq dhe e mbyllën akoma më keq. Raguz dhe Lovric i dhanë avantazhin e dyfishtë Austrisë U-21 në harkun e 9 minutave të para.
Shqipëria u përpoq sidomos me talentin e Chelsea-t Broja dhe Arbnor Muçollin por mbrojtja dhe portieri austriak u shfaqën në lartësinë e duhur. Në pjesën e dytë Shpresat tona patën një tjetër black-out në harkun e 60-të sekondave nga e 72-ta deri në të 73-ën duke pësuar dy gola të tjerë nga Baumgartner dhe Lovric.
As tentativa e Xhixhës nuk solli golin e nderit për skuadrën e Bushit që pësoi një tjetër humbje turpëruese me shifrat 4-0 pas asaj ndaj Francës U-21 në miqësoren e pak ditëve më parë. /SS/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...