Rafael Nadal e ka fituar Grand Slamin e 19-të në karrierë pasi e mposhti Daniil Medvedevin në finalen që zgjati për pesë orë.
Tenisti spanjoll arriti ta mposhte kundërshtarin e tij në sete, 7-5, 6-3, 5-7, 4-6 dhe 6-4, duke e fituar kështu titullin e katërt të tij në US Open.
Me këtë triumf, Nadal i është afruar Roger Federerit që aktualisht ka fituar 20 tituj të Grand Slamit.
Spanjolli ishte qysh nga fillimi në epërsi me dy sete të fituara ndaj rusit, mirëpo ky i fundit i bëri presion për ta dërguar meçin në një kohëzgjatje prej pesë orësh.
33-vjeçari u bë tenisti i dytë më i vjetër në histori të US Open që e fiton titullin, pas australianit Ken Rosewall, që e mori çmimin në moshën 35-vjeçare në vitin 1970.
https://twitter.com/usopen/status/1170918187820572673
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë