Qeveria e dënoi djegien e letrave me fytyrë të Zaevit dhe Sheqerinskës si dhe djegien e flamujve të Bullgarisë dhe Greqisë para konsullit të Maqedonisë së Veriut në Melburn.
Nga Qeveria shtojnë se këto ngjarje prishin imazhin e vendit dhe se djegia e flamujve nuk janë tipare të patriotizmit dhe as pasqyrë e diasporës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut dënon sjelljen vandale të një grupi të vogël para konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Melburn. Këto veprime prishin imazhin e vendit, imazhin e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.
Qeveria thekson se gjuha e urrejtjes është tipar i një të kaluare dhe se e njëjta sjell dhunë dhe konflikt.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi