Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka certifikuar sot partitë politikë për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hedhur në votim certifikimin e 18 partive e 2 koalicioneve, shkruan arbresh.info.
“Me 9 vota për konstatoj se janë certifikuar 18 parti politike, 2 koalicione dhe një kandidat i pavarur”, ka thënë ajo.
Ndryshe në këtë mbledhje është bërë i ditur edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar për të marrë pjesë në votim në zgjedhjet nacionale në 6 tetorit.
Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i KQZ-së ka thënë deri të hënën kanë aplikuar mbi 15 mijë persona.
“Periudha aplikuese për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vijuar, ka filluar me datë 30 gusht dhe do të përfundoj ndërsa më 10 shtator. Deri sot kemi 15 mijë e 200 aplikacione të cilat janë për regjistrim e të cilat i kemi pranuar përmes emailit dhe faks”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Mbi 15 mërgimtarë u regjistruan për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...