Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, e cila nuk heziton që herë pas here të bashkëbisedojë edhe me fansat e saj.
Edhe pse siç shihet në Instagram ajo bën një jetë tejet luksoze, biondja këtë herë ka folur për jetën reale, larg perfeksionit.
Së fundmi, 24-vjeçarja u ka dhënë hapësirë ndjekësve t’i bëjnë pyetje përmes opsionit “Ask me”, ndërsa flasin për një periudhë të errët në jetën e saj, ankthin. Blogerja ka sqaruar çdo gjë lidhur me këtë temë, pasi që shumë ndjekës të saj tregonin se po kalonin të njëjtën situatë.
“Gjithçka filloi në vitin 2012 kur unë isha në një sallon bukurie. Në një moment mendoja se kisha atak në zemër dhe isha drejtuar menjëherë në spital. Pavarësisht kontrollave, askush nuk kishte mundur të zbulonte se nga çfarë po vuaj. Kjo gjendje më bëri që ta lë shkollën dhe të kaloj një periudhë të tmerrshme, derisa një ditë shikova në Google”, është përgjigja e saj.
“Pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta disa forume për panikun dhe ankthin. Aty gjeta vetveten. Periudha më e keqe ishte viti 2012 dhe vera e kaluar”, ka sqaruar ndër të tjera ajo.
Në vazhdim, Lori tregon se përveç gjendjes emocionale, kjo e fundit kishte edhe dhimbje të vërteta fizike.
“Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe një 100 simptoma të tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru”, thotë më tej trashëgimtarja e “Top Channel”
https://www.instagram.com/p/B11BP1qFIEu/?utm_source=ig_embed
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit