Braziliani ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë kësaj vere, ndërsa nuk e kishte fshehur dëshirën për të luajtur sërish në Camp Nou.

“Ai e di se ka bërë gabime, mirëpo nuk ka pasur qëllime të këqija. Ky djalosh është i mrekullueshëm, shpresoj të ketë një sezon të shkëlqyer. Do të jetë po ashtu e paharrueshme, sepse PSG do ta festojë 50-të vjetorin”, ka theksuar 34-vjeçari.

(Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë njëherësh se edhe trajneri Thomas Tuchel llogarit në shërbimet e sulmuesit për të pasur ndikim të madh në suksesin e skuadrës.

Neymar iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 222 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, mirëpo qëndrimi i tij në Parc des Princes është shoqëruar me lëndime dhe kundërthënie jashtë fushës. /Telegrafi/