Google ADS

Garë e fortë për deputetë, kjo është top dhjetëshja e pesë partive-koalicioneve politike

15:32 | 9 Shtator 2019
Arbresh Info

Shpallja e zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka mobilizuar subjektet politike që në zgjedhjet e 6 tetorit të dalin fitues.

Mobilizimi i tyre ka nisur që nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku të gjitha subjektet kanë deklaruar se pjesë e këtyre listave nuk do të jenë personat që kanë aktakuza.

Madje për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe partitë politike në lista iu kanë dhënë hapësirë edhe kandidatëve të rinj, madje duke i radhitur më lartë sesa disa nga figurat e njohura në partitë e tyre.

Listat me emrat e kandidatëve për deputetë u publikuan të premten si çdo herë në minutat e fundit, para se KQZ të mbyllte afatin për dorëzimin e këtyre listave.

Duke pasur parasysh një gjë të tillë, Telegrafi më poshtë iu sjell top dhjetëshen e kandidatëve për deputetë nga disa prej partive kryesore në vend, si: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni AAK-PSD, dhe koalicioni NISMA-AKR.

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga LDK:

LDK publikoi të premten listën prej 110 kandidatëve të cilët priten të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në krye të kësaj liste është Vjosa Osmani e cila njëherësh është edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së.

1. Vjosa Osmani Sadriu
2. Kujtim Shala
3Avdullah Hoti
4. Lumir Abdixhiku
5. Anton Quni
6. Lirije Kajtazi
7. Besian Mustafa
8. Driton Selmanaj
9. Hykmete Bajrami
10. Doruntine Maloku

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga PDK:

PDK bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në Konventën festive që u mbajtën të dielën, ku edhe shpallën si kandidatë për kryeministër Kadri Veselin.

1. Kadri Veseli
2. Hajredin Kuqi
3. Eliza Hoxha
4. Enver Hoxhaj
5. Valon Murati
6. Besa Ismaili-Ahmeti
7. Memli Krasniqi
8. Bedri Hamza
9. Blerta Deliu-Kodra
10. Uran Ismaili

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga Vetëvendosje:

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka finalizuar listën e saj të kandidatëve për deputetë.
Kësaj liste do t’i prijë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe pritet të jetë kandidat për kryeministër të vendit.

1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Arben Vitia
5. Yllza Hoti
6. Liburn Aliu
7. Fatmire Mulhaxha – Kollçaku
8. Haki Abazi
9. Xhelal Sveçla
10Rexhep Selimi

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD:

Sikurse partitë tjera edhe koalicioni AAK-PSD tashmë kanë finalizuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë.
Prijës i kësaj liste është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është edhe kandidatë për kryeministër.

1. Ramush Haradinaj
2. Visar Ymeri
3. Magbule Shkodra
4. Burim Ramadani
5. Anton Berisha
6. Shqipe Pantina
7. Pal Lekaj
8. Xhafer Gashi
9. Donika Kadaj-Bujupi
10. Dukagjin Gorani

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD:

Koalicioni i NISMA-AKR-PD, ka bërë publike listën e 110 kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kësaj liste i prin lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj i cili është edhe kandidat për kryeministër.

1. Fatmir Limaj
2. Behgjet Pacolli
3. Albulena Balaj
4. Bilall Sherifi
5. Zafir Berisha
6. Mirlinda Sopi – Krasniqi
7. Islam Pacolli
8. Endrit Shala
9. Shqipe Kupina
10. Haxhi Shala

Duhet kujtuar se nesër përfundon afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur të bëjnë korrigjimet apo përmirësimet që janë kërkuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve po besojmë se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet nesër, pra më 10 shtator”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme