Google ADS

Ari është rrugëdalja, teksa normat e interesit bien

15:03 | 9 Shtator 2019
Arbresh.info

“Ari fizik është rruga që duhet të ndiqet sipas, për shkak të rritjes së pabesueshme të ofertës për para”. Kështu është shprehur Mark Mobius, partneri themelues i Mobius Capital Partners.

Investitori Mark Mobius është i prirur drejt arit teksa bankat qendrore nëpër botë ulin normat e interesit.

“Të gjitha bankat qendrore po përpiqen t’i ulin normat e interesit dhe po pompojnë para në sistem. Nga ana tjetër kemi valutat dixhitale, kështu që askush nuk e di në të vërtetë se sa para ka në qarkullim”, tha ai për CNBC, përcjell Telegrafi.

Në mesin e pritshmërive për ngadalësimin e rritjes botërore, bankat qendrore kanë ulur normat e interesit, teksa ata kërkojnë të nxisin ofertën e parave në ekonomi të ushqejnë kërkesën dhe të sigurojnë një shtysë për rritjen ekonomike.

Mobius rekomandon që investitorët te mbajnë 10 për qind të kapitalit të tyre në ar fizik, ndërsa pjesën tjetër ta investojnë në dividentët e aksioneve. Kjo duhet të ndodhë veçanërisht nëse dollari dobësohet. Në këndvështrimin e tij, “qeveria e SHBA-së, nuk e dëshiron një dollar të fuqishëm”.

“Është e sigurt që ata do të përpiqen ta dobësojnë dollarin ndaj monedhave të tjera. Sepse nëse do ta bëjnë diçka të tillë, valutat e tjera do të dobësohen gjithashtu. Njerëzit do ta kuptojnë më në fund se duhet me patjetër që të kenë dollar sepse të gjitha monedhat e tjera do të humbasin vlerë”, shtoi ai.

Ari mund ta ruajë vlerën shumë më mirë se sa format e tjera të monedhave dhe është tradicionalisht një strehim i sigurt në kohën e paqëndrueshmërisë së tregjeve. Një dollar më i dobët ka prirjen të nxisë çmimet e arit teksa tregtia globale për metalin e verdhë është e shprehur në dollarin amerikan. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme