Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Shqipëri pas ndeshjes me Francën, ku pësuan me rezultat të thellë 4-1.
E të martën mbrëma, Shqipëria do të jetë nikoqire e Islandës në një ndeshje vendimtare që zhvillohet në Elbasan Arena.
Tekniku italian i Shqipërisë, Edy Reja ka folur në konferencë për shtyp para kësaj sfide, ku thotë se është ndeshja vendimtare.
Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur çunat në këtë lloji moduli. Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmues qendrorë, dy mesfushor qendrorë e dy që sulmojnë nga krahët.
Pra, më shumë se sa sistemi në vetvete, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defensive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.
Ndeshja me Islandën finale apo presion?
Kjo do të jetë ndeshja jonë më vendimtare, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë evropiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.
Ndryshimet në formacion- Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojtarë. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofensivë. Sot dhe nesër do të bëjmë vlerësimin për formacion përfundimtar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim. Duhet të bëjmë një lojë sa më funksionale dhe për të përgatitemi për kundërshtarin e radhës.
Roshi- Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtje ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqendruar.
Lënia jashtë e Mavrajt? “Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Për sa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlerësojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bëjmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.
Varet e ardhmja juaj nga ndeshja ndaj Islandës? Unë do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë skuadër dhe të rris vlerat e saj. Për sa i përket të ardhmes, k jo është një pyetje që duhet drejtuar presidentit për më tepër detaje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...