Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka kërkuar nga autoritetet polake arrestimin e përkohshëm të një shtetasi kosovar me qëllim të ekstradimit në Republikën e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Sot në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë kam kërkuar nga autoritetet polake për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Republikën e Kosovës të një shtetasi kosovar i cili është i kërkuar nga organet tona gjyqësore për shkak të veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe i njëjti pritet të ekstradohet pas përfundimit të procedurave në shtetin e Polonisë.
Ky është shembull konkret i zotimit tim si Ministër i Drejtësisë në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale që ndërlidhën me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra në fushën e drejtësisë, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, pavarësisht pozitës politike apo zyrtare dhe se askush nuk do të mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale.
Ky pritet të jete ekstradimi i parë i realizuar ndonjëherë me Republikën e Polonisë.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët