Me një stil elegant dhe çmim të volitshëm, Asus ZenWatch 2 tani është në dispozicion për porosi nga dyqani Google Store në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ora e mençur kushton 149.99 dollarë, kështu që ora është njëra nga pajisjet më të përballueshme në treg me Android Wear.
Fillimisht, përdoruesit e interesuar mund vetëm të bëjnë porosi të variantit 49mm me ngjyrë blu të mbylltë, shkruan arbresh.info. Versioni me 45mm me ngjyrë blu por më të hapur është gjithashtu i listuar në dyqanin nga Google me të njëjtën çmim, por nuk është në dispozicion ende.
Ashtu si konkurrentët, Asus ZenWatch 2 posedon procesor Qualcomm Snapdragon 400, 512MB RAM, dhe 4GB hapësirë për integrimin e të dhënave. Modeli 49mm ka ekran AMOLED 1.63 inç me 320 x 320 piksela, ndërsa modeli me 45mm ka ekran AMOLED me 1.45 inç dhe 280 x 280 piksela./arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...